Video

06/02/2013 06:39:25

Kush ėshtė gazetari ?

Nga Kolec Traboini






TIRANE - Po shihet njė tendencė e frikshme pėr tė manipuluar median e futjen e saj nėn kupola partish, duke i mikluar gazetarėt e lirė e tė pavarur edhe me mandatin e deputetit nė parlament. Nuk ėshtė se shohim ndonjė gjė tė keqe nė ardhjen e mendimit tė lirė tė shtypit edhe nė organin ligjvėnės, por diē tjetėr pėrbėn shqetėsimin tonė profesional si gazetarė tė pavarur.

Dihet qė tendenca e ēdo ekzekutivi (tė paktėn tek ne kjo bėhet e hapur kjo) ėshtė pra futja nė dorė e atyre pushteteve qė konsiderohen tė tretė dhe tė katėrt, rrjedhimisht tė drejtėsisė dhe atė tė medias dhe kėto bėhen pėr tė siguruar njė dorė tė fortė nė qeverisje, pėr tė mos pas kundėrshtim ēfarė nė tė vėrtetė pėrbėn rrezik pėr lirinė e fjalės e tė mendimit dhe mundėsi reale pėr keqpėrdorim tė pushtetit.

Nga ana tjetėr nėse do ta konsiderojmė tė pranueshėm kthimin e parlamentit krejt ngjashėm me njė panel bisedash televizive me ato ēka shohim pėrnatė plot mediokritete, qė nuk kanė tė bėjnė nė asgjė me gazetarinė profesionale, atėherė do tė thosha mjerė ne se nuk na ka mbetur asnjė shpresė.

Kam qėnė e mbetem kundėr mercenarėve partiakė tė pashkolluar nė parlament (ku duhet tė shkonte mendja e kombit), por dhe gazetarėt militantė (shumica tė ngjajnė si kapterra ushtrie) qė i lėpijnė kėpucėn shefit tė madh tė partisė, nuk mund tė konceptohen kurrqysh si parlamentar.
Gazetari do tė thotė dinjitet, personalitet, integritet, tė jesh vetvetja edhe kur je pro apo edhe kur je kundėr nė njė ēeshtje, tė dish tė bėsh opozitė ndaj kundėrshtarėve por edhe ndaj tė tuve. Ky ėshtė gazetari.

Tė kesh kurajo pra edhe kur e di se do tė luftojnė e mund tė mbetėsh i vetėm. Gazetar do tė thotė tė mos kesh frikė. Ata llapgjatėt e partive nuk janė kėsisoj gazetarė. Gazetar ėshtė ai qė mbron njė ēėshtje kombėtare apo sociale nė publik dhe mė tej gazetari ėshtė siē e vlerėsonte nė kohėn e tij shkrimtari i madh francez Emil Zolai, si kamina qė djeg dru pėrditė, pra nė ideal tė mendimit tė lirė e pėr tė vėrtetėn djeg shpirtin e vet.

Tani mė thoni a janė kėshtu llapistėt e televizioneve qė mbllaēisin steriotipe paneleve groteske o pėr llogari tė njėrės ose tjetrės parti e nuk e ēajnė me nderėn pėr popullin e kombin e vet. Jo pėr atė Zot nuk mund tė jenė gazetarėt kėshtu. Janė thjesht papagaj mercenarė tė demagogjisė, tė sofizmit, tė interesit, tė mashtrimit e pse jo dhe tė hajdutėrisė politike.
I madhi Thomas Jefferson thoshte: “Po tė mė lihej mua tė vendos nėse ne duhet tė kemi njė qeveri pa gazeta apo gazeta pa qeveri, unė nuk do tė hezitoja pėr asnjė ēast pėr tė zgjedhur kėtė tė fun¬dit.”.

Nė fund tė fjalės gazetaria nuk mund tė jetė shėrbestare servile e politikės, por udhėrrefyese e saj, ndaj nuk duhet ta nėpėrkėmbė kėtė mision qė i ka ngarkuar historia. Deri nė kėtė dinjitet duhet tė ndjehet gazetari.

HermesNews - ©2013